Ndarja e kufijve dhe zonave të ndikimit në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore: strategjitë politike dhe ekonomike të fuqive të Boshtit

Autorët

  • Haxhi Ademi
  • Bleart Thaçi

Fjalët Kyçe:

Lufta e Dytë Botërore, Kosova, zonat e influencës, fuqitë e Boshtit, ndarja territoriale, pushtimi fashist, Trepça, takimi i Vjenës

Abstrakti

Studimi trajton ndarjen e zonave të ndikimit në Kosovë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, duke ndjekur trajektoren historike të copëtimit territorial dhe duke shqyrtuar platformat politike, ideologjike dhe ekonomike të fuqive të Boshtit në këtë proces. Pushtimi i Jugosllavisë në prill të vitit 1941 solli ndarjen e territorit të saj ndërmjet Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, përfshirë edhe copëtimin e Kosovës në tri zona pushtimi. Ndonëse ky pushtim u realizua pas një koordinimi politik dhe strategjik ndërmjet fuqive agresore, përgatitjet për këtë ndarje kishin nisur më herët, si pjesë përbërëse e planeve ekspansioniste të fuqive fashiste. Italia synonte krijimin e një “Shqipërie të Madhe” nën ndikimin e saj politik dhe administrativ, ndërsa Gjermania kishte interesa të theksuara strategjike dhe ekonomike, veçanërisht mbi zonën industriale të Trepçës dhe pasuritë e saj nëntokësore. Një pjesë e territorit shqiptar u vu nën administratën bullgare, në përputhje me interesat politike dhe strategjike të kësaj fuqie në Ballkan. Punimi mbështetet në burime arkivore si dhe në literaturën historike bashkëkohore vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të ofrimit të një interpretimi të saktë dhe kontekstual të zhvillimeve. Gjithashtu, paraqiten të dhëna mbi diskutimet diplomatike të zhvilluara në takimin e Vjenës (18-23 prill 1941), ku fuqitë e Boshtit finalizuan marrëveshjen për ndarjen e Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Kosovën. Vëmendje e veçantë i kushtohet planeve strategjike dhe etnike të hartuara nga diplomacia italiane, ndikimit ekonomik të Gjermanisë në rajon, si dhe aspiratave politike dhe territoriale të Bullgarisë në hapësirën shqiptare. Studimi është i strukturuar mbi katër shtylla kryesore: pushtimi dhe ndarja e Jugosllavisë, me theks në dimensionet politike, ekonomike dhe ushtarake të fuqive të Boshtit; zonat e pushtimit Haxhi ADEMI & Bleart THAÇI 268 dhe përcaktimi i vijës së demarkacionit në Kosovë; kapitullimi i Italisë dhe i Bullgarisë dhe pasojat e tij në rikonfigurimin administrativ dhe territorial; si dhe rikonfigurimi i vijave kufitare nën administrimin gjerman. Nga pikëpamja metodologjike, studimi mbështetet në një qasje ndërdisiplinore dhe kritike, e cila kombinon analizën e burimeve arkivore primare me literaturën historiografike bashkëkohore për të identifikuar ndërveprimet midis faktorëve politikë, ekonomikë dhe strategjikë. Analiza kontekstuale e dokumenteve diplomatike, ushtarake dhe administrative mundëson të shmangë interpretimet teleologjike dhe narrativa ideologjike, duke reflektuar standardet bashkëkohore të kërkimit shkencor në histori. Ky studim kontribuon në ndriçimin e procesit kompleks të ndarjes së zonave të ndikimi në Kosovë duke e vendosur këtë proces në kontekstin më të gjerë të dinamikave ballkanike dhe evropiane të Luftës së Dytë Botërore.

Downloads

Download data is not yet available.

References

1. Dušan Lukač, Treći Rajh i Zemlje Jugoistočne Evrope, Prvi Deo 1933-1936, Beo-

2. Bogdan Krizman, Vanjska politika jugoslovenske države 1918-1941, Zagreb: Dip-

3. Izber Hoti, Forcat e armatosura në Kosovë gjatë Luftë së Dytë Botërore, Prishtinë:

4. Lukač, Treći Rajh i Zemlje Jugoistočne Evrope..., f. 111.

5. Haxhi Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Prishtinë: Instituti

6. Princi Pavle Karagjorgjeviq ishte regjent i Mbretërisë së Jugosllavisë në periudhën

8. Armend Mehmeti, Diplomacia e Britanisë së Madhe në marrëdhëniet shqiptaro-ju-

9. Tahir Abdyli, “Shfrytëzimi i pasurive natyrore në Kosovë nga pushtuesit fashistë

11. Berlin Lichterfelde, R 43 II sig. 680, fl.24-25. Dere zweite Teil des zussammenfas-

14. Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë, (më tej: AIHT), Fondi (më tej: F.) F.A-V, Dos-

15. Brankoviq-Gjuro, Jugosllavia, f. 28.

16. Osman Zeka, Bashkëpunimi i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës me Lëvizjet

18. Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht (Wehrmachtführungsstab),

19. AIHT, F.A-VIII, D.297, Nr. inv. 1977, fl.19, Rezistenca Evropiane në vitet e Luftës

21. Kristo Frashëri, Historia e qytetërimit shqiptar, Tiranë: Akademia e Shkencave e

23. Documents on the German Foreign Policy 1918-1945, (më tej: DGFP), Series D

24. ZDPN, Tom XII, Knjiga I, Dokumenti Nemačkoga Rajha 1941, 1973, Dok. 11, fl.6

25. DGFP, Series D (1937-1945), Vol. XII, Dok. 378, 595.

26. Бpaниcлaв Бoжoвић & Милopaд Baвић, Cуpoba Bpemeha нa Kocoby и Metoxи-

27. Gurakuqi, Shqipëria, f. 284-285.

30. Po aty, f. 285.

31. AIHT, F.A-V. D.195, fl.1. Mbi çështjen e kufijve shqiptaro-jugosllav dhe shqip-

34. të cilat në shumicën e rasteve as nuk ishin në dijeni për marrëveshjen

33. Esilda Luku, Diplomacia Evropiane ndaj Shqipërisë, ndërmjet dy konferencave të

34. DGFP, Series D (1937-1945), Vol. XII., Dok. 291, fl. 487.

37. Izber Hoti, “Sistemi pushtues në Prishtinë dhe në rrethinë 1941-1944”, në Kosova,

38. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej:

39. AQSH, F.161, D.71, V.1943. Raporti i Kryesisë së Komisionit për përcaktimin e

40. Ali Hadri, “Sistemi i pushtimit fashist në Kosovë (1941-1944)”, në Kosova, nr.7.

41. Ademi, Kosova, f. 133.

42. AQSH, F.178, D. I-2596, V.1941, fl.2. Dekreti i Viktor Emanuelit III, Romë,12

43. The National Archives (TNA), WO 2049558, HS-AFHQ144/5, Viti 1944, Mem-

45. Hoti, Forcat e armatosura, f. 29.

46. ZDPN, Tom XIII, Knjiga I, Dokumenti KraljevineItalije 1941, Dok. 14, fl.43; His-

48. Ademi, Kosova, f. 280.

49. AMEPJ, D.32, V.1943, fl.27, Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, Tiranë, 11 shkurt

50. AMEPJ, D.79, V.1944, fl.38-40, Pro memore.

51. ZDPN, Tom XII, Knjiga 3, Dokumenti Nemačkoga Rajha 1943, 1978, Dok. 134,

52. ZDPN, Tom XII, Knjiga 3, Dokumenti Nemačkoga Rajha 1943, 1978, Dok. 134,

53. Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981, Prishtinë: Instituti i

54. Marenglen Kasmi, Pushtimi gjerman i Shqipërisë (1943-1944), Tiranë: “Filara”,

55. Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës, f. 88.

56. Sabit Syla, “Rexhep Mitrovica-atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare”, në

57. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë: Instituti i Historisë,

58. AMEPJ, F.151, D.4, V.1943, fl.3. Programi i Qeverisë Mitrovica.

59. Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin italian, 1939-1943, Tiranë: Akademia

60. Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin italian, f. 489.

61. Shatri, Kosova, f. 42.

63. Fehmi Rexhepi, Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945),

64. Petet Bartl, Shqiptarët nga Mesjeta deri në ditët tona, Tiranë: “IDK”, 2017, f. 230.

65. Fazli Hajrizi, Rexhep Mitrovica në Lëvizjen Kombëtare (Monografi), Prishtinë:

Downloads

Botuar

2025-11-21

How to Cite

Ademi, H., & Thaçi, B. (2025). Ndarja e kufijve dhe zonave të ndikimit në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore: strategjitë politike dhe ekonomike të fuqive të Boshtit. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 267–284. Retrieved from https://konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1717