Burime të lashta narrative dhe kartografike për kufijtë e Dardanisë
Keywords:
Dardania, dardanët, Iliriku, Naissus, Scupi, Ulpiana, Justiniani I, krishterimi i hershëm, kartografia antike, kultura paleokristianeAbstract
Kumtesa trajton shtrirjen territoriale, organizimin administrativ, kishtar dhe kulturor të Dardanisë në antikitet dhe antikitetin e vonë, duke u mbështetur në burime narrative, kartografike, epigrafike dhe arkeologjike. Përmes analizës së autorëve antikë, si Homeri, Herodoti, Straboni, Apiani, Plini, Ptolemeu, Tit Livi, si dhe të burimeve bizantine e humaniste, shqyrtohet vazhdimësia historike dhe etnogjeografike e Dardanisë si njësi politike dhe administrative në kuadër të Perandorisë Romake dhe Bizantine. Vëmendje e veçantë i kushtohet kufijve territorialë të Dardanisë, pozitës strategjike të qyteteve kryesore, si Naissus, Scupi, Ulpiana dhe Remesiana, si dhe rolit të kësaj hapësire në përhapjen e hershme të krishterimit. Kumtesa trajton gjithashtu rëndësinë e Dardanisë në zhvillimin e kulturës materiale paleokristiane dhe në proceset historike të transformimit etnokulturor të popullsisë ilire-arbërore në Ballkanin qendror.Downloads
References
Aur. Vict. Caes. 39. 26
Mirela Altic, op. cit.
Mirela Altic, op. cit. 23-34
Priscus, fr. 8 in Fragmenta Historicorum Graecorum
