Disa të dhëna historike për tri monumentet kulturo-historike në Vushtrri - aspekte krahasimore
Keywords:
Kosovë, Vushtrria, Ura e Vjetër, monumente kulturo-Abstract
Vushtrria njihet si një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë. Përkundër se ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, ka arritur të mbijetojë nga antika e deri më sot. Shumica e studiuesve pajtohen se në vendin ku sot është Vushtrria, në kohën antike gjendej Viciana apo Vicianumi. Përveç që ka një histori të gjatë civilizimi e qytetërimi, Vushtrria ka trashëguar nga e kaluara disa monumente të trashëgimisë kulturohistorike, që më kryesoret janë tri: Kalaja e Vjetër, Ura e Vjetër e Gurit dhe Hamami (Banja Publike). Përmes këtyre objekteve të rëndësishme historike, Vushtrria e ruan lashtësinë dhe vjetërsinë. Për këto tri monumente, sikurse edhe për shumë sosh të tjera në nivel të Kosovës, ka mendime e teza të ndryshme për kohën dhe pronësinë e ndërtimit. Megjithatë, nga e gjithë materiali i konsultuar, duke përdorur edhe mënyrën krahasimore, besoj e vlerësoj se këto monumente janë që nga periudha romake, përkatësisht shekujt II - III, kur Iliria, pra edhe Dardania, kishte pasur zhvillim të madhe ekonomik të kohës. Mirëpo, është e kuptueshme, se kohë pas kohe, këto monumente të mbijetuara, janë dëmtuar, shkatërruar e pastaj prapë rinovuar e rindërtuar. Fal këtyre monumenteve, Vushtrria vlerësohet se është një nga qytetet që vizitohet shumë, qoftë nga vendet tjera të Kosovës dhe trojeve shqiptare, qoftë nga vende ndërkombëtare.Downloads
References
1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Fjalori enciklopedik i Kosovës,
2. Jahja Drançolli, Vushtrria gjatë mesjetës, në monografinë “Vushtrria -Viciana me
4. Arsim Canolli, Kosova - Udhëpërshkrim i shkurtër, Prishtinë, 2025, 103.
5. Agron Islami, Areali i Kosovës në kohën osmane (një histori socio-ekonomike e shek.
6. Po aty.
11. A. Islami..., 199.
12. Pjesën “Përfundim” në monografinë Vushtrria Viciana me rrethinë, e botuar më
13. Iskra, Generalni Urbanistički plan Vučiterna - analiza, postoječeg stanja, Beograd,
14. Izet Miftari, Viciana Vushtrria I, Prishtinë, 2021, 300.
15. Aleksandra Mano u lind më 22 prill 1924 në fshatin Postenan të Leskovikut
16. Istorija Naroda Jugoslavije, Knjiga Druga, Od poçetka XVI do XVIII veka, Beo-
17. Një nga legjendat më të trilluara serbe për ndërtimin e Urës së Vjetër të Gurit dhe
20. Branisllav Nušiq,, Kosovo - Opis zemlje i naroda, Novi Sad. Më 2025, ky libër është
22. Bedri Xhema, Trashëgimia kulturore-historike, aktivitetet kulturore, artet, shkenca
24. Jusuf Osmane, Vendbanimet e Kosovës - Vushtrria - 17, Prishtinë, 2005, 27.
25. B. Nushiq, Kosova…., 325.
26. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Instituti Arkeologjik i Kosovës, Harta
27. Skënder Rizaj, Viçitrina gjatë periudhës osmane (shekujt XV-XVIII), në “Vushtrria
28. Branisllav Nushiq ishte konsull serb në Prishtinë në fund të shekullit XIX. Përkundër
29. B. Nushiq..., 325.
30. Bedri Xhema është nga fshati Duboc (komuna e Vushtrrisë). Sot jeton në Vushtrri.
31. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Vëllimi i tretë,
32. Po aty, 1983.
33. Nevzat Kütük (Genel Yayun Yönetmen - Edito- in Chief), Dünya Mirası Istanbul - A
