Roli i Britanisë së Madhe në Krizën Lindore 1875-1878
Keywords:
Kriza Lindore, Britania e Madhe, Perandoria Osmane, Perandoria Ruse, Ballkani, Traktati i Shën StefanitAbstract
Kriza Lindore e viteve 1875-1878 përbën një nga momentet më të rëndësishme të diplomacisë evropiane të shek. XIX, pasi shënoi përplasjen e interesave strategjike të Fuqive të Mëdha mbi të ardhmen e Perandorisë Osmane dhe ekuilibrin e forcave në Ballkan. Në këtë kontekst, diplomacia britanike u orientua nga synimi për të ruajtur pozitën dominuese në arenën ndërkombëtar dhe për të penguar zgjerimin e ndikimit rus drejt rajoneve me rëndësi jetike për interesat e saj politike, ekonomike dhe ushtarake. Në kuadër të Krizës Lindore, politika britanike u karakterizua nga mbështetja e parimit të ruajtjes së integritetit territorial të Perandorisë Osmane, si një mjet për të ruajtur ekuilibrin evropian të fuqive dhe për të penguar zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan dhe në Mesdhe. Politika e Londrës mbështetej në parimin e ruajtjes së status quo-së në Evropën Juglindore dhe në Pellgun e Mesdheut, duke e konsideruar zgjerimin e ndikimit rus si kërcënimin më serioz për rrugët detare, tregtinë ndërkombëtare dhe lidhjet me kolonitë britanike. Punimi analizon evolucionin e politikës së jashtme britanike nga periudha pas Luftës së Krimesë deri në përfundimin e Luftës RusoOsmane (1877-1878), duke vënë në pah faktorët ekonomikë, ushtarakë, diplomatikë dhe strategjikë që përcaktuan qëndrimin e Londrës. Diplomacia britanike veproi në përputhje me doktrinën tradicionale të balancës së fuqisë, duke përdorur diplomacinë, presionin politik dhe përgatitjet ushtarake për të penguar dominimin rus në Ballkan. Britania e Madhe i kushtoi rëndësi të veçantë Traktatit të Shën Stefanit (3 mars 1878), i cili favorizonte dukshëm interesat ruse dhe zgjerimin e shteteve sllave nën ndikimin e saj, u konsiderua nga Britania e Madhe dhe fuqitë e tjera evropiane si një kërcënim serioz për ekuilibrin politik kontinental. Kjo solli kundërshtimin e fuqishëm të Londrës dhe krijoi kushtet për rishikimin e marrëveshjes në Kongresin e Berlinit, ku diplomacia britanike luajti rol vendimtar në kufizimin e përfitimeve Frashër DEMAJ 10 ruse dhe në rivendosjen e balancës së forcave në Evropën Juglindore. Politika britanike gjatë Krizës Lindore u përcaktua kryesisht nga mbrojtja e interesave të saj gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike. Për Londrën, pengimi i zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan dhe në Mesdhe ishte një prioritet i politikës së jashtme, pasi një ndryshim i këtij ekuilibri do të cenonte rrugët tregtare, komunikimin me kolonitë dhe pozitën e Britanisë si fuqi detare dhe koloniale. Në këtë kuadër, diplomacia britanike u angazhua në ruajtjen e stabilitetit rajonal përmes mjeteve diplomatike dhe bashkëpunimit me fuqitë e tjera evropiane, duke synuar të shmangte ndryshimet territoriale që do të favorizonin Rusinë. Përmes kësaj qasjeje, synohet të evidentohet se diplomacia britanike nuk ishte vetëm një reagim ndaj krizës, por pjesë e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen e interesave globale të Britanisë së Madhe.Downloads
References
1. Erik Goldstein, B.J.C McKercher, Power and Stability in British Foreign Policy
2. M.E.Chamberlain, British Foreign Policy in the Age of Palmerston (London, 1980);
3. Henry Kissinger, Diplomacia, Tiranë 1999, f. 88.
4. Petrit Nathanaili, Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga origjina deri më sot, vëllimi i
5. Henry Kissinger, Diplomacia…, f. 119.
6. Më gjerësisht shih: C.K.Webster, The Foreign Policy of Castlereagh, 1812-1815.
7. Henry Kissinger, Diplomacia…, f. 79.
8. Frashër Demaj, Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj çështjes shqiptare 1875-1881,
9. Sneh Mahajan, British Foreign Policy 1874-1914, The Role of India, London, 2002,
10. Frashër Demaj, Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj çështjes shqiptare 1875-
11. Po aty, f. 30.
12. https://www.hist.cam.ac.uk/british-economic-and-social-history-c1880, hulumtuar
13. https://www.britannica.com/topic/British-Army, hulumtuar me 20.4.2026.
14. https://www.britannica.com/british+diplomacy+in+19+century, hulumtuar me
15. https://www.britannica.com/place/British-Empire, hulumtuar me 25.4.2026
17. Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e
18. Frashër Demaj, Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj çështjes shqiptare 1875-
20. Po aty, f. 49.
21. Po aty, f. 55.
23. Po aty.
24. Michael Graham Fry, Erik Goldstein and Richard Langhorne, Guide International
25. William Flavelle Monypenny and George Earle Buckle, The Life of Benjamin
26. Po aty
27. James J. Ried, Crisis of the Otoman Empire 1839-1878, Published by Franz Steiner
28. Frashër Demaj, Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj çështjes shqiptare 1875-
29. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze 1881-1914, Prishtinë 2003, f. 16.
30. History of Unitet Kingdom, www.history.uk.com, hulumtuar me 15 prill 2026.
31. Frashër Demaj, Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj çështjes shqiptare 1875-
33. The National Archives-London, FO 195/1138.
34. The National Archives-London, FO 195/1138.
35. The National Archives-London, FO 195/1138.
36. Skender Rizaj, Drejt paqes së Shën Stefanit (1878) në dritën e burimeve turko-
38. R. C. K. Ensor, England, 1870-1914 (Oxford University Press, 1936), f. 46.
39. Skender Rizaj, Drejt paqes së Shën Stefanit (1878)..., f. 53.
40. Po aty.
41. The National Archives-London, FO 195/1138.
