Parathënie

Auteurs

  • Teuta Shala-Peli

Résumé

Ky vëllim përmbledh punimet e paraqitura në Konferencën shkencore: “Transformimet dhe zhvillimi i qendrave urbane në trevat shqiptare gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës”, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Universitetin e PrishtinësFakultetin Filozofik - Departamentin e Historisë. Konferenca i është kushtuar analizimit të proceseve historike, sociale, ekonomike, politike dhe kulturore që kanë ndikuar në formësimin e qendrave urbane në hapësirat shqiptare gjatë Antikitetit të V onë dhe Mesjetës. Studimet e përfshira në këtë vëllim trajtojnë një periudhë të gjerë kohore, që nga Antikiteti i V onë, duke vijuar me Mesjetën e Hershme dhe të V onë, dhe duke arritur deri në fazat e hershme të periudhës osmane. Punimet e përfshira në këtë vëllim janë organizuar sipas një strukture tematike dhe kronologjike, me synimin për të ofruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimeve urbane. Në pjesën e parë trajtohen aspektet që lidhen me marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, si dhe me dinamikat e përbërjes etnike dhe format e administrimit urban në kontekste të ndryshme historike. Më tej, analiza zhvendoset drejt proceseve të transformimit të qendrave urbane në periudha të ndryshme, duke vënë në pah si elementet e vazhdimësisë historike, ashtu edhe ndërprerjet dhe ndryshimet strukturore që kanë ndikuar në formësimin e tyre. Një vend i rëndësishëm në këtë vëllim i kushtohet tipologjisë së qyteteve dhe organizimit të tyre hapësinor, përfshirë zhvillimin e fortifikimeve, strukturave arkitekturore dhe infrastrukturës urbane. Një tjetër bosht i rëndësishëm tematik i këtij vëllimi lidhet me jetën sociale dhe institucionale në qytetet mesjetare. Në këtë kuadër trajtohen organizimi shoqëror, format e rregullimit juridik, statutet, normat që kanë rregulluar jetën shoqërore, dhe roli i gruas në shoqërinë mesjetare. Në pjesën përmbyllëse, vëllimi përfshin studime mbi burimet dokumentare, si dhe mbi figurat e rëndësishme të historisë kishtare gjatë shekullit XVII. 8 Në përgjithësi, kumtesat e përfshira në këtë vëllim paraqesin një gamë të gjerë qasjesh metodologjike dhe interpretimesh shkencore, duke reflektuar natyrën ndërdisiplinore të studimeve historike dhe arkeologjike për hapësirat shqiptare. Ky vëllim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në studimin e zhvillimeve urbane në trevat shqiptare gjatë Antikitetit të V onë dhe Mesjetës. Prof. dr. Teuta SHALA-PELI

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2025-09-26

Comment citer

Shala-Peli, T. (2025). Parathënie. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 7–10. Consulté à l’adresse https://konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1753