Vazhdimësia historike e zhvillimit juridik-politik të Kosovës dhe proceset e demarkimit të kufijve (1943-2025)

Autori

  • Shpejtim Bulliqi
  • Hamit Basholli

Parole chiave:

Kosovë, Demarkacion, GIS, Kufiri Shtetëror, Zhvillimi Juridik, Ish-Jugosllavia

Abstract

Ky punim trajton procesin e formimit, konsolidimit dhe transformimit të kufijve të Kosovës nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2025, përmes një analize ndërdisiplinare historike, juridike dhe hartografike. Studimi identifikon fazat kryesore të zhvillimit territorial, duke filluar nga përcaktimet administrative brenda ish-Federatës Jugosllave e deri te kufijtë shtetërorë aktualë të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, punimi argumenton se përcaktimi i kufijve nuk është thjesht një proces teknik, por një domen juridik që mbështetet në kriteret etnike, historike, gjeopolitike dhe parimin uti possidetis. Hulumtimi vë në dukje se debatet e fundit publike dhe profesionale mbi kufijtë e Kosovës shpesh kanë anashkaluar faktet ekzakte hartografike dhe literaturën adekuate shkencore. Mungesa e konsultimit të dokumentacionit historik dhe e rregullave esenciale të delimitimit - përfshirë nocionet e “ujëndarësit” (watershed), vijës së mesit dhe “talweg-ut” - ka rezultuar në interpretime të gabuara që kanë reflektuar në proceset e demarkimit me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Punimi analizon rolin kritik të hartave, vlera e të cilave përcaktohet nga saktësia gjeografike, shkalla, autorësia dhe qëndrimi zyrtar i qeverive ndaj tyre. Përmes ballafaqimit të Enciklopedisë së të Drejtës Ndërkombëtare me praktikat e ndjekura në terren, studimi konstaton se mospërfillja e evidencës gjeodezike dhe dështimi në zbatimin e procedurave standarde të përcaktimit të kufijve ka dëmtuar integritetin territorial të vendit. Gjetjet sugjerojnë se një demarkim i drejtë kërkon një sinkronizim të plotë mes saktësisë hartografike dhe normave juridike ndërkombëtare.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

1. Dr40.

2. Helsinški odbor za ljudska prava u Srbiji, Kovanje antijugoslovenske zavere Knjiga

3. Ustav Federativne Narodne Republike Jugoslavije, 31 janar 1946.

4. Ustav Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije, 7 prill 1963.

6. Kufiri lehtë identifikohet në hartat topografike 1:50 000 dhe 1:100 000, që vijzohet

Pubblicato

2025-11-21

Come citare

Bulliqi, S., & Basholli, H. (2025). Vazhdimësia historike e zhvillimit juridik-politik të Kosovës dhe proceset e demarkimit të kufijve (1943-2025). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 295–318. Recuperato da https://konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1719