Kufiri - simbol i ndarjes me pasoja kombëtare te shqiptarët në Mal të Zi

Autori

  • Nail Draga

Parole chiave:

Kufiri i imponuar, zona kufitare, mbijetesa e shqiptarëve, komunikimi ndërkufitar

Abstract

Në hapësirën etnogjeografike shqiptare çështja e kufijve ka marrë përmasa të veçanta në pjesën e dytë të shek. XIX, kur në Evropën Juglindore, filluan të formohen shtetet kombëtare. Pikërisht një dukuri e tillë u përcaktua në sajë të vendimeve në Kongresin e Berlinit(1878), ku filloi dekompozimi i hapësirës shqiptare, që vazhdoi më pas në Konferencën e Londrës (1913), me pasoja të mëdha territoriale e demografike. Në këtë aspekt në veriperëndim të hapësirës shqiptare, vise shqiptare iu dhuruan Malit të Zi, duke iu shkëputur shtetit amëShqipërisë. Në rrethana të reja shoqërore e politike, në kuadër të regjimeve e sistemeve të kohës, shqiptarët e këtyre viseve kanë luftuar për të mbijetuar në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. Kemi të bëjmë me të jetuarit në zonën kufitare, e cila për shqiptarët ishte simbol i kufirit të imponuar, që ka pasur pasoja të ndryshme, që janë të pranishme deri në ditët tona. Vetëm ata që e kanë përjetuar për dekada me radhë një gjendje të tillë, të ndarë nga një kufi i hekurt dhe të izoluar nga populli e shteti amë, mund ta kuptojnë se kufiri nuk ishte thjesht simbol i ndarjes. Siç do të dëshmojnë të dhënat që do të paraqiten në këtë kumtesë, të jetuarit në zonën kufitare përbënte një sfidë të vazhdueshme të ekzistencës dhe të mbijetesës kombëtare.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

1. Bjorn Thomasen, “Kufijtë simbolikë dhe politikë-perspektiva antropologjike”, Bu-

3. Nail Draga, Etnia dhe hapësira, Art Club, Ulqin, 2017, f. 189-190.

4. Societe des Nations, volume CLIX, 1935-1936, nr: 3649-3680, f. 51, 55, 57; Gavro

5. Nail Draga, Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club, 1994. f. 80.

7. Në lidhje me këtë çështje shih: QPZH, Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi (aspekte

Pubblicato

2025-11-21

Come citare

Draga, N. (2025). Kufiri - simbol i ndarjes me pasoja kombëtare te shqiptarët në Mal të Zi. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 383–396. Recuperato da https://konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1725