Kriza Lindore dhe bashkëpunimi ballkanik: midis interesave të përbashkëta dhe kufizimeve nacionaliste
Parole chiave:
Krizë Lindore, bashkëpunim ballkanik, diplomaci, MegaliAbstract
Ky studim analizon ndikimin e Krizës Lindore në përpjekjet për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkanit, me fokus të veçantë në negociatat shqiptaro-greke gjatë viteve 1877-1878. Në qendër të analizës është tensioni ndërmjet interesave të përbashkëta strategjike të diktuara nga nevoja për të frenuar ndikimin rus dhe ekspansionin sllav dhe kufizimeve strukturore të shkaktuara nga projektet kombëtare e vizionet shtetformuese. Ai e vendos rastin shqiptaro-grek brenda një kornize teorike që ndërthur konceptet e bashkëpunimit emergjent në kohë krize, balancimin e rrezikut dhe nacionalizmin pragmatik. Në këtë kuadër, analizohen jo vetëm arsyet që mundësonin afrimin politik, por edhe faktorët ideologjikë që e penguan realizimin e tij. Veçanërisht, doktrina e Megali Idesë, një projekt historik ekspansionist i nacionalizmit grek, paraqitet si një nga elementet kyçe që e bënte bashkëpunimin të pamundur. Kësisoj, bisedimet shqiptaro-greke pasqyrojnë paradoksin e bashkëpunimit ballkanik në fundin e shek. XIX, ku ekzistenca e rrezikut të përbashkët nuk mjaftoi për të tejkaluar ndarjet etno-territoriale dhe mungesën e një vizioni të përbashkët rajonal.Downloads
Riferimenti bibliografici
2. Stephen M. Walt, The Origins of Alliances (Ithaca: Cornell University Press, 1987),
3. Shih: Robert O. Keohane dhe Joseph S. Nye, Power and Interdependence: World
4. Anthony D. Smith, The Ethnic Origins of Nations (Oxford: Blackwell, 1986). Shih
5. Barry Buzan & Ole Wæver, Regions and Powers: The Structure of International
6. Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë
7. Ledia Dushku, “The Vilayet of Ioannina in Front of Hellenism”, Südost-For-
8. Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914)
9. Basil J. Photos, Lost Opportunities for Greek-Albanian rapprochement, Illinois: Eu-
10. L. Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj..., 40.
11. Për një trajtim të zgjeruar të bisedimeve shqiptaro-greke në vitet 1877-1878 shih: L.
12. Në lidhje me Megali Idenë dhe ndikimin e saj në vilajetin e Janinës shih: L. Dushku,
13. Evangelos Kofos, “Greek reaction to developments leading to the Albanian League
14. Ky lloj tensioni midis narrativave historike kombëtare dhe nevojës për diploma-
