Rrethanat politike ndërkombëtare në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Autori

  • Izet Miftari

Parole chiave:

Fuqitë e Mëdha, Blloku Qendror, Antanta, Perandoria

Abstract

Revolucioni Amerikan i vitit 1776, që rezultoi me krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe bashkimi kombëtar i Gjermanisë e Italisë, kanë ndikuar në polarizimin e ri dhe krijimin e aleancave të reja në Evropë. Këto rrethana të reja, ndikuan dhe përshpejtuan shpërthimin edhe të Krizës së Madhe Lindore, më 1875. Përpjekja kryesore e kancelarit gjerman, Bismarkut, kishte qenë që të parandalonte një afrim franko-rus. Mirëpo, megjithatë kjo ndodhi. Afrimi ruso-frank ndikoi që, në Krizat e Lindjes, që ndërlidhej me Perandorinë Osmane, Franca të mbështeste Rusinë. Gradualisht në Evropë u formuan aleanca të reja. Kështu, Franca u lidh me Rusinë, e që në fillim të shekullit XX iu bashkua edhe Anglia, ndërkaq Gjermania u lidh me Austro-Hungarinë, që nuk vonoi shumë, e iu bashkua edhe Italia. Me një fjalë, në Evropën e gjysmë së dytë shekullit XIX, u formuan dy aleanca apo blloqe: 1. Blloku Qendror apo Trepalësh (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia) dhe 2. Blloku i Antantës (Rusia, Franca dhe Anglia). Në rrethana të tilla, duke pasur parasysh edhe propagandën e madhe pansllaviste, shpërtheu Kriza e Madhe Lindore, më 1875. Shkak i fillimit të kësaj krize, që ndërlidhet me shtetin osman, dhe territoret e pushtuara në Ballkan, ishte edhe rritja e nacionalizmit te popujt ballkanik, duke përfshirë edhe shqiptarët, si dhe kriza e rëndë nëpër të cilën po kalonte Perandoria Osmane. Në këtë situatë, shqiptarët u gjenden përpara një situate komplekse, ngase, në të vërtetë, Lëvizja Kombëtare e Mirëfilltë Shqiptare, u përballën me shumë vështirësi të brendshme dhe të jashtme. Prandaj, fatin e popullit shqiptar e morën në dorë personalitete të vijës kombëtar, si: Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi etj., me iniciativën e të cilëve u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Fal konsekuencës së pashoqe të atdhetarëve shqiptar të kohës dhe kundërshtimit të fuqishëm të disa Fuqive të Mëdha, nuk u arrit të zbatohen vendimet e Traktatit të Shën Stefanit (3 mars 1878), Izet MIFTARI 196 në bazë të të cilit trevat shqiptare do të copëtoheshin rëndë në mes të shteteve fqinje.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

3. Petrika Thëngjilli, Historia e Popullit Shqiptar 395-1875, Tiranë, 1999, f. 411.

6. Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814 -1919, Tiranë, 2006, f. 221.

7. Branko Hrvat, Kosovsko pitanje, Zagreb, 1989, f. 38.

8. Skënder Riza, Roli i Mithat Pashës në krijimin e Vilajetit të Kosovës, në Instituti

9. Kristo Frashëri, Abdyl Frashëri - Jeta, veprimtaria dhe shkrimet (1839-1892), Ti-

10. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885) - The Albanian League of

12. Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha..., f. 218.

13. Po aty, f. 220; Robert Mantranit, Historia e Perandorisë Osmane, Tiranë, 2004, f.

14. Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha..., f. 314.

15. Robert Mantranit, Historia e Perandorisë Osmane..., f. 478.

16. Po aty, f. 479.

17. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar II - Rilindja Kom-

18. Po aty.

19. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885), f. 49.

20. J. B. Taрлea, Историја Новог Века, 203; S. Rizaj, Roli i Mit’hat Pashës…, f. 190.

21. Ferit Duka, Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane,

23. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885), f. 51, 52; R. Mantranit,

24. ASHSH, Historia e Popullit Shqiptar II..., f. 137; J. B. Taрлea, Историја Новог

25. Robert Mantranit, Historia e Perandorisë Osmane..., f. 481.

26. Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit dhe veprimtaria e saj, Tiranë, 1939 - Ribotim në

27. Po aty, 5, 6; Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885), f. 54; ASHSH,

28. ASHSH, Historia e Popullit Shqiptar II, 137; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit

29. Po aty.

31. Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit dhe veprimtaria e saj..., f. 6.

32. Lumi Tuna, është lumi i sotëm Danub. Hidronimi Tuna për Danubin, përdorej me

34. Ferdinand Schevill, Ballkani - Historia dhe qytetërimi, f. 325, 326.

35. Jusuf Osmani, Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit - Muhaxhirët, Libri 1, Prishtinë,

36. Bejtullah Destani, Muhaxhirët - Dosja Britanike, spastrimi etnik i Toplicës, Nishit,

39. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885), f. 27, 28.

41. Po aty, 23-26.

42. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë

Pubblicato

2025-10-24

Come citare

Miftari, I. (2025). Rrethanat politike ndërkombëtare në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, 195–212. Recuperato da https://konferenca-al-actp.fra1.mystaging.site/ih-rks/article/view/1764